Dëshmia rrëqethëse e një siriani për sulmet ajrore, ka akuza të rënda për Trumpin

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 15:20 | Nga

Një banor i Damaskut ka folur për The Guardian, duke treguar frikën e mbrëmjes së kaluar ku u bombardua Siria, pas përdorimit të armëve kimike.

Hussam Youis 27 vjeçar ka treguar se në orët e mëngjesit, predhat e raketave iu binin mbi shtëpi.

“Ne menduam se kërcënimet e Trumpit ishin fjalë. Por papritur u zgjuam nën tingujt e shpërthimeve. Shikova në orën 4 të mëngjesit dhe pranë shkollës afër, ishin shumë njerëz me fëmijët e tyre të tmerruar. Disa prej raketave devijuan dhe ranë në shtëpitë e tona”, tregon banori sirian.

Ai ka akuzuar Donald Trumpin që po e përdor Sirinë për interesat e veta politike.

Thotë se sulmet e tilla nuk do të ndryshojnë asgjë.

“Preteksti i sulmit kimik është një gënjeshtër e hapur e përdorur nga Trump. Ky veprim nuk do të ndryshojë asgjë në terren, pasi sirianët po luftojnë për më shumë se shtatë vjet, disa raketa nuk na frikësojnë. Ato na bëjnë më të fortë”, thotë ai.

“Ky agresion dëshmon se Amerika gjithmonë ka qenë kundër nesh, dhe perëndimi po vepron kundër popullit sirian”, ka thënë ai.

Mbi 100 raketa u lëshuan në Siri pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme