Dëshmitarët flasin për vrasjet dhe dhunimet burrave e grave të Krushës së Madhe

Krushë e Madhe | 26 Mar 2024 | 11:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dëshmitari Sinan Selmani, i cili kishte parë nga afër vrasjet e dhunimet burrave e grave të Krushës së Madhe, ka rrëfyer për Ekonomia Online tmerrin e atyre ditëve.

Ai ka thënë se kanë qenë mbi 100 burra e gra që paramilitarët serbë i kishin tubuar e i kishin vendosur në xhaminë e fshatit e më pas i kishin ndarë gratë nga burrat e duke i shpërndarë nëpër shtëpi, ku më pastaj i kanë maltretuar e dhunuar.

“Kemi pasur vështirësi shumë të mëdha se atje në breg, aty i kanë rreh aty i kanë marr i kanë dërguar në xhami e i kanë rrahur. Ne shumë kemi pasur vuajtje në këtë vend se e kemi pas Krushën e Vogël afër, e serbët kanë qenë afër. Kemi qenë gjithnjë në rrezik. Neve pak edhe UÇK-ja na ka ndihmuar e kemi shpëtuar. I kanë marrë i kanë dërguar e i kanë rrahur në xhami edhe në disa shtëpi i kanë ndarë meshkuj edhe femrat. Ka pasur edhe asi probleme te ne”.

“Unë e kam djalin e axhës të vrarë, Behxhet Selmanin është i pjekur, e kanë djegur në shtëpi. Po i kemi parë, ata kur i kanë dërguar në xhami i kanë rrah, ka pasur shumë njerëz, kanë qenë përmbi 100 vetë që i kanë dërguar aty edhe i kanë rrahur dhe i kanë ndarë veq fermat i kanë shti nëpër shpia private e meshkujt disa kanë qenë në xhamia, janë rrah shumë. Ka edhe të vrarë shumë aty, të sakt numrin nuk e di. I kanë shtri përmbys kanë ndejtur, ata që nuk janë vrarë i kanë shkelmuar e i kanë detyru me u largu për Rogovë. Aty e kemi një kojshi që djalin e ka pasur e nuk ka guxuar që të shikoj se a është i vrarë a jo, nuk ka guxuar që të shikoj a është i vrarë djali. Kam dal të nesërmen unë prapë më shiku se i kisha edhe familjen hina nëpër shtëpi me shiku, sa kish shtëpia të kallura, të rrahur, kish pasur shumë gjëra të këqija edhe në xhami. Jo i kanë larguar ata (viktimat)”.

Ai ka treguar edhe momentin kur policia serbe kishte rrethuar familjen e tij, e në shtëpinë e tij ishin edhe 100 persona të tjerë që ishin strehuar, e aty paramilitarët serbë i kishin plaçkitur ata kishin dashur që edhe ti djegin, por ai tha se fati deshi që ai dhe familjarët tjerë që gjindeshin aty të shpëtonin.

“Kur dola ishte një serb aty me golf të kuq, golf 2 ka qenë edhe e kisha shumë afër nuk i kishim 10-15 metra. E ndali kerrin e po shikon edhe unë po e shikoj, nuk e di u largua aty e kam parë se kam ditë që jam vrarë. Kam hyrë nëpër shtëpi, kishin kall shtëpi, kishin kallur kerre. Një e kam parë ai ka qenë i djegur i Retijës ka qenë.”, ka thënë ai.

Të ngjashme