Dëshmitarja e parë një grua, pritet të zgjasë 4 ditë dëshmia

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 10:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e gjykimit ndaj ish krerëve ka filluar procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Dëshmitari i parë i Prokurorisë Speciale është një grua dhe dëshmia e saj do të zgjasë 4 ditë.

Ajo ka dhënë edhe deklaratën në betim që do të thotë të vërtetën gjatë dëshmisë së saj.

Ndërkohë që Prokurori ka kërkuar që seanca tash për tash të mbyllet për publikun.

Ndryshe, pas më shumë se dy vitesh nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020. Që të gjithë, në nisje të gjykimit sërish u deklaruan të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës.

Të ngjashme