Dëshmori Asllan Ukë Gashi përjetësohet në një rrugë të Suharekës

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 16:30 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot në komunën e Suharekës u përurua emërtimi i rrugës me emrin e dëshmorit Asllan Gashi, i vrarë në vitet 1980-të në ish-Armatën Jugosllave.

Pjesë e këtij përurimi ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vlerësoi lartë vlerat e dëshmorit Asllan Gashit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj tha se dëshmori Asllan Gashi sot u përjetësua në mënyrë të veçantë për kontributin e tij gjatë luftës.

“E nderuar familje e Asllanit, e nderuar nënë. Asllan Ukë Gashi sot përjetësohet në një rrugë, e cila po i shtohet fliadës së dëshmorëve. Rruga për liri dhe atdhe-dashuria është e veçantë. Unë i përgëzoj për këtë përjetësim të emrit të Asllanit”, tha Haradinaj.

Ai tha se familja është ajo e cila tregon nëpërmes dhembjes se rruga për atdhe-dashurinë ka qenë e dhimbshme.

“Kjo është një ngjarje e mirë edhe për familjen e cila e ka mbajt dhimbjen tashmë qe shumë vite, dhe si e këtillë tregon se rruga për atdhe dashurinë ka qenë e vështirë dhe e dhembshme”, tha Haradinaj.

Pjesë e këtij përurimi ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj iu drejtua kryeministrit duke i treguar për historikun e emrit të Asllan Gashit.

“Sot po përurojmë rrugën Asllan Gashi ku u vra në kazermat sllovene në pikë kufitare më 9 nëntor të vitit 1980. Kryeministër për historinë e këtij dëshmori e dinë gjithë qytetarët tonë. Juve ju faleminderit që na keni respektuar, familjen Gashi por edhe gjithë qytetarët tonë”, tha Muharremaj.

Të ngjashme