Dështimi i Juventusit buzë kalimin te klubi skocez

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Pasi ka arritur të lirohet nga Bentancur dhe Kulusevski duke bërë një superakord me Tottenham që do të sjellë në arkat bardhezi gati 75 mln euro (nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimit me bonuset dhe arritjet e klubit londinez) Juventusi sot po përpiqet që të largojë edhe një tjetër futbollist që ka dështuar të bindë.

Bëhet fjalë për uellsianin Aaron Ramsey, e ardhmja e të cilit do të jetë te Glasgow Rangers. Sipas asaj që u mblodh nga redaksia e TMË, lojtari në fakt ka pranuar propozimin e klubit skocez dhe në këto orët e fundit të merkatos mund të përfundojë në Premiership skocez.

Juventusi do të kontribuojë në pjesën më të madhe të rrogës dhe në këtë mënyrë operacioni i huazimit do të përmbyllet me të drejtën e blerjes nga klubi skocez.

Uellsiani ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2023 dhe ka firmosur me 7 mln euro në sezon, duke fituar deri tani 21 mln euro duke luajtur me pikatore dhe mos ndikuar aspak te ecuria e ekipit.

Madje, agjenti i tij për ta sjellë falas te bardhezinjtë mori edhe 10 mln euro si komision.

Të ngjashme