Dështimi i ndërtimit të deponisë shqetëson banorët

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Dështimi i ndërtimit të deponisë për mbeturinat e rrezikshme ka shqetësuar banorët e disa fshatrave të Pejës.

Dështimi i ndërtimit të kësaj deponie, pasi Bashkimi Evropian kishte tërhequr mjetet e saj të dedikuara për këtë projekt për shkak se Qeveria e Kosovës nuk kishte siguruar një lokacion, i prek drejtpërdrejt banorët e Poçestës, Babiqit, Gorazhdecit, Milovancit, Vragocit dhe disa fshatra të tjera, të cilët janë duke u përballur me rrezikun e mundshëm prej materieve kimike të deponuara muajin e kaluar në objektin e ish-Kombinatit të lëkurë-këpucëve, që gjendet në dalje të fshatit Gorazhdec.

Në atë objekt muajin e kaluar janë deponuar 80 fuçi me materie kimike nga kompania “Shala Swiss Oil”, e cila i ka sjellë ato aty nga objekti kryesor në Pejë i ish-Kombinatit të lëkurë-këpucëve.

Kjo kompani e ka privatizuar vite më parë atë kombinat dhe ato fuçi me kimikate i ka trashëguar nga kombinati kur e ka privatizuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme