Ekonomia Online
FUNDIT

Dështimi për ta zgjedhur kryeministrin, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me Presidenten Osmani

Dështimi për ta zgjedhur kryeministrin, partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me Presidenten Osmani

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë […]

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë e re, raporton Ekonomia Online.

Takimi do të mbahet në 10:30.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka konfirmuar për Ekonomia Online se do të marrin pjesë në këtë takim.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka konfirmuar këtë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online.

Se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takim, e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Kushtrim Xhemaili.

Po ashtu për EO, deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se ftesës së Presidentes do t’i përgjigjen pozitivisht.

Të ngjashme