Unitedi qe dy muaj pa fitore në Old Trafford

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 19:54 | Nga

Manchester Unitedi është ndalur nga skuadra londineze West Ham United në barazim 1-1.

Ndeshja filloi në të mirë të mysafirëve pasi qysh në minutën e dytë arritën të kalojnë në epërsi përmes sulmuesit Diafra Sakho i cili shfrytëzoi një krosim të Payet nga gjuajtja e lirë.

Manchester United që nga ky momenti mori lojën në kontroll; u vërsul në sulm me të gjitha forcat, pati aksione të pareshtura dhe me një posedim të madh të topit.

Pas 20 minutash, Unitedi gjeti golin e barazimit. Paul Pogba asistoi te sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq, i cili e konvertoi me kokë për rezultat 1-1.

Sulmet e “Djajve të Kuq” nuk u ndalën, por ata nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë.
E përveç rezultatit, trajneri Jose Mourinho pati dhe një moment të keq sonte. Ai u përjashtua nga takimi nga referi kryesor Jonathan Moss, pas reagimit rreth ndëshkimit të Pogbas. Trajneri portugez  e përplasi shishen e ujit të tij.
Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë. Skuadra vendase kontrollonte gjithçka. Unitedi tentoi të bëjë ndryshime në lojë duke inkuadruar Mikhytaryan dhe Rooneyn në vend të Matas dhe Rashfordit, i cili pati një rast tejet të mirë për kaluar Unitetin në epërsi.
Rezultati mbeti i njëjtë edhe pse raste kishte të shumta nga dy skuadrat.

Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi qëndron në pozitën e gashtë me 25 pikë. Skuadra e drejtuar nga Mourinho nuk di për fitore në shtëpi për më shumë se dy muaj.

sakho

ibra

mour

rooney

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme