Dështojnë bisedimet ShBA-Kanada, rikthehet lufta tregtare

Prishtinë | 22 Gus 2026 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Bisedimet tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara kanë dështuar në momentet e fundit të premten, duke rikthyer tensionet tregtare mes dy vendeve.

Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi se negociatat me ShBA-në janë pezulluar, pasi palët nuk arritën marrëveshje për të shmangur tarifat amerikane prej 50% ndaj një sërë mallrash kanadeze.

Si pasojë, tarifat prej 50% për mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë kanë hyrë në fuqi, shkruan CNN.

Carney deklaroi se Kanadaja do t’u përgjigjet me të njëjtën masë tarifore për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset e vendit.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Carney, së bashku me zyrtarë të lartë të tregtisë nga të dyja vendet, kishin zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta gjatë gjithë javës në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

ShBA-ja kishte ofruar ulje të konsiderueshme të tarifave për çelikun, aluminin, automjetet dhe lëndën drusore.

Megjithatë, Carney tha se ndryshimet e fundit në kushtet e propozuara nga Uashingtoni ishin të padrejta dhe ekonomikisht të pafavorshme.

Dështimi i negociatave rrezikon të përshkallëzojë më tej luftën tregtare mes dy vendeve fqinje.

Të ngjashme