Kuvendi i Kosovës në rend dite kishte dy interpelanca, atë të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të shtyhet Interpelanca ndaj kryeministrit Mustafa sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Glauk Konjufca ka thënë se parashtruesja e interpelancës, Donika Kadaj-Bujupi nuk ndodhet në Kosovë për shkak të një vizite në cilësinë e deputetes në Hungari.
Gjithashtu është shtyrë edhe interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci , sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.
Kjo interpelancë është shtyrë për shkak se ministri Stavileci nuk është i pranishëm në seancë.