Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetarja e komisionit Albulena Haxhiu e ka quajtur të papërgjegjshme mungesën e deputeteve, raporton Ekonomia Online.
“Është e papërgjegjshme mungesa e anëtarëve të komisionit dhe unë jam e detyruar ta përfundoj mbledhjen ende pa e nisur”, deklaroi ajo.