Dështon mbledhja e KGjK-së për shkak të kuorumit, shtyhet zgjedhja e kryesuesit të KGjK-së

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dështuar përsëri, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja ka dështuar për shkak se ka munguar njëri anëtar.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të zgjidhjes kryesuesi i KGjK-së.

Arjeta Sadiku, zëvendëskryetare e KGJK-së e mbylli takimin në mosprezencë të Besnik Bislimaj.

“Kemi pranuar një email nga gjyqtari Besnik Bislimaj i cili nuk mund të marrë pjesëDeri më 24 Prill, për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet, andaj që edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet. Kështu që për këtë javë nuk do të ketë mbledhje të Këshillit. A ka dikush diçka me e diskutu? Nëse jo, atëherë e konsideroj të mbyllur këtë takim. Faleminderit për prezencën”, tha ajo.

Të ngjashme