Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka dështuar shkaku i mungesës së kuorumit.
Edhe pse fillimisht kjo mbledhje u shtye për 30 minuta, përsëri mungesa e deputetëve të mazhorancës nuk mundësoi mbajtjen e mbledhjes dhe atë e anuloi kryetari i Komisionit, Ferat Shala.
Në rend të ditës ishte miratimi i planit të performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP.