Në mungesë të kuorumit nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka thënë nënkryetari i Komisionit Hydajet Hyseni.
Në këtë mbledhje Komisioni në rend të ditës kishte për të shqyrtuar Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.