Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë të VV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.
Radoniqi ka bërë të ditur se mos prezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit te PZAP-së për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“3 anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP”, ka thënë Radoniqi.
Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i rekomandimit të sekretariatit të KQZ-së për shtyrjen e afatit për regjistrim të mërgatës deri më 29 dhjetor.
Krasniqi ka thënë se mungesa e anëtarëve të PDK-së , LDK-së dhe AAK-së lidhet me këtë çështje. “Ata edhe më herët kanë shfaqur kundërshtitë e tyre për çfarëdo shtyrje të afateve nga KQZ-ja për pjesëmarrjen e mërgatës në procesin zgjedhor.
Afati për regjistrim të mërgatës përfundon sot në orën 00:00. Deri tash janë 83 mijë votues nga mërgata që janë regjistruar