Dështon mbledhja e Kryesisë – Tahiri: Policët u liruan falë ShBA-së e BE-së

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 12:49 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK -së Besnik Tahiri, tha se ka dështuar që të mbahet mbledhje e Kryesisë për shkak të mungesë së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo është legjislatura më e dobët e Kuvendit. Ai më tej foli edhe për lirimin e tre policëve, ku tha se lirimi i tyre erdhi falë reagimit të ShBA-së e BE-së.

“Nuk mbajtëm mbledhje e Kryesisë se nuk patëm kuorum, u diskutua për një seancë, por nuk dihet se kur do të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Shpreh kënaqësinë time që policët janë kthyer në familjet e tyre. Kidnapimi i tyre ka qenë një akt i shëmtuar që ka pasur qëllim dëmtimin e Kosovës falë angazhimit të miqve ndërkombëtarë, ShBA dhe vendeve të BE-së ky lirim ka ndodhë. Për në si AAK është brengosëse puna e Qeverisë ka një dështim në qeverisje, është duke e dobësuar Kosovën në çdo moment”,

“Jemi në fund të muajit qershor agjenda vazhdon që të jetë më e dobëta në Kosovë. Ka dështim në agjendën legjislative. Ajo që dua të them është se edhe viti 2023 është vit i humbur dhe i dështuar në çdo aspekt. Mëngjisi i situatës së veriut është totalisht i gabuar. Kryetari të vetmin aktivitet që e ka është shikim nga dritarja, ky nuk është faji i tij, por i Kurtit. Policët e Kosovës sot e 5 muaj nuk kanë marr shtesat e rrezikshmërisë”, tha ai.

Të ngjashme