Dështon mbledhja për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Institutit të Historisë

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për drejtor të Institutit të Historisë, Shkodran Imeraj, ka njoftuar se ka dështuar mbledhja për përzgjedhjen e drejtorit të ri të këtij instituti.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 13 nga 24 anëtarët e institutit.

Imeraj, në një shkrim në Facebook, shkroi se është për t’u vlerësuar dështimi i kësaj mbledhjeje, pasi sipas tij, u pamundësua tentativa për të kontrabanduar një komision të ri për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e drejtorit.

“Kjo tentative ishte e orkestruar nga treshja antiligjore: Berisha, Shala-Peli dhe Kabashi. Ftoj për përmbajtje deri në vendimin e Agjensionit për Parandalimin e Korrupsionit, e cila po trajton konfliktin e mundshëm të interesit të shkaktuar nga udhëheqja aktuale (e përkohshme) e institutit”, ka shkruar Imeraj në Facebook.

Sipas tij, kjo ishte “patatja e nxehtë” e radhës që u synua t’i atribuohej Këshillit Shkencor, në tentim për të legalizuar shkeljet e tyre të deritanishme, të cilat tanimë janë evidentuar edhe nga komisioni për zbatimin e procedurës së zgjedhjes së drejtorit (tani i dorëhequr).

Të ngjashme