Dështon Xhavit Haliti, nuk arrin të bëhet deputet

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK’së për deputet Xhavit Haliti nuk ka marrë vota mjaftueshëm sa për të kaluar pragun për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Haliti, njëri prej figurave më të rëndësishme dhe më konstante të PDK’së, deputet i të gjitha legjislaturave në Kosovë, nuk ka marrë besimin e qytetarëve edhe për një mandat në Kuvend.

Për të qenë njëri nga deputetet e PDK’së në Kuvend këtë mandat duhej të kishte mbi 7500 vota, ndërsa Haliti ka marrë më pas se aq në zgjedhjet e 6 tetorit.

Haliti, ka marrë vetëm 734 vota në kryeqytet.

Kujtojmë që Haliti ka qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme