Ekonomia Online
FUNDIT

Detaje nga aksidenti ku vdiq një person dje në Deçan

Detaje nga aksidenti ku vdiq një person dje në Deçan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Deçan, e ku një person ka vdekur, shkruan Gazeta Express. Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi I një kombi. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe […]

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Deçan, e ku një person ka vdekur, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi I një kombi.

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë.

Drejtuesi I automjetit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lebushë, Deçan 17.10.2023-17:17 Një automjet (kombi) me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme