Detaje nga incidentet në veri: Dy zyra u bënë shkrumb e hi nga serbët në Zubin Potok

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po pranojnë masën e reciprocitetit për targat të vënë nga qeveria Kurti.

Siç ka thënë komandanti i stacionit të Zjarrfikësve, Sasha Bozhoviq, zjarri ka përfshirë dy zyre atje, shkruan lajmi.net.

Gjatë periudhës kur zjarri ka përfshirë këtë ndërtesë, ai ka bërë të ditur se askush nuk ndodhet brenda.

Sipas tij, flakët janë shuar rreth orës 2:30 pas mesnate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme