Sulmohet në Zubin Potok një punëtor i Agjencisë së Pylltarisë

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Në Zubin Potok është sulmuar të mërkurën një punëtor i Agjencisë Kosovare të Pylltarisë, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, i njëjti është arrestuar por pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën (punëtor i Agjencisë Kosovare të Pylltarisë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme