Detaje nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 25 Pri 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas policisë, një person ka lajmëruar se për shkaqe ende të panjohura është plagosur me armë zjarri në këmbë.  Personi i dyshuar momentalisht gjendet në arrati.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilët kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të armës së zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme