Detaje nga vrasja e të riut në Ferizaj

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Një 25-vjeçar është vrarë sot rreth orës 12:30 afër stacionit të autobusëve në Ferizaj.

I dyshuari për këtë vrasje është një 17 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia e Kosovës dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person tjetër i moshës 25-vjeçare.

Sipas dëshmitarëve në Ferizaj ku po qëndron edhe një ekip i Klan Kosovës, viktima është qëlluar me tri plumba.

Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se vrasja në këtë qytet ndodhi për shkak të hakmarrjes.

Po sipas këtyre burimeve, vëllai i viktimës kishte vrarë vëllanë e dorasit një vit më parë

Të ngjashme