Detaje nga vrasja në Vlorë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar mbi 10 orë nga ekzekutimi i Delon Troqes në Vlorë dhe në vendin e ngjarjes janë ende gjurmët e vrasjes.

Top Channel ka siguruar pamjet në murin e servisit që tregojnë mbi 20 plumbat drejtuar viktimës.

Po ashtu, edhe pse është hedhur ujë për ta pastruar, në trotuar dhe në tokë duken gjurmët e gjakut të viktimës. Policia ka këqyrur të gjitha pamjet e sigurisë pranë zonës, por ende nuk ka informacion rreth ngjarjes.

Deri tani janë shoqëruar rreth 20 persona në polici për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Si ndodhi vrasja?

Mbrëmjen e së premtes, Delon Troqe, 38 vjeç u qëllua me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Top Channel mëson se viktima kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga Spanja. Po ashtu, mësohet se viktima ka qenë i dënuar dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Troqe kishte në pronësi një servis skafesh në Vlorë.

Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, të cilët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë djegur makinën për të fshehur gjurmët e vrasjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme