Ekonomia Online
FUNDIT

Detaje për anesteziologun nga Mitrovica që vdiq mbrëmë nga Coronavirusi

Detaje për anesteziologun nga Mitrovica që vdiq mbrëmë nga Coronavirusi

Sherafedin Mehmeti, anesteziolog në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka vdekur nga Coronavirusi dje në orët e mbrëmjes. Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Enis Istrefi, ka thënë për Gazetën Sinjali se i ndjeri vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Istrefi ka thënë se viktima ishte duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë ku edhe ka […]

Sherafedin Mehmeti, anesteziolog në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka vdekur nga Coronavirusi dje në orët e mbrëmjes.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Enis Istrefi, ka thënë për Gazetën Sinjali se i ndjeri vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Istrefi ka thënë se viktima ishte duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë ku edhe ka vdekur.

“Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheku, ka vdekur nga Coronavirusi, por ka pasur edhe sëmundje të tjera, diabetin edhe qenë me hipertension. Ai ka qenë i hospitalizuar në Spitalin e Vushtrrisë dhe atje ka vdekur”, ka thënë Istrefi.

Të ngjashme