Detaje për plagosjen me armë zjarri dhe tentim-grabitjen e argjendarisë mbrëmë në Prizren

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një tentim-grabitje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë theksuar se është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari.

Të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, pronarit të lokalit dhe djalit të tij, të cilët si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur.

Të dyshuarit nuk kishin arritur të kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat më pas janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net.

“Njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme