Detaje të reja për të arrestuarin nga Beogradi

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Një burrë i nacionalitetit serb është arrestuar nga policia e FSK-së pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë së FSK-së i paautorizuar.
Kështu konfirmoi për kallxo.com, Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

Kallxo.com merr vesh se i arrestuari është rreth moshës rreth 25 vjeçare dhe i janë gjetur disa laptopë.

Ndërsa vetura e tij ishte e tipit ‘Passat’, me ngjyrë të kaltër dhe me targa të Beogradit.

Sipas Shalës dyshimet e para tregojnë se personi në fjalë i pa informuar ka hyrë me makinë në parkingun e FSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme