Detajet e reja të Toyota Corolla, do të prodhohet në Turqi

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Pas premierës botërore të Sedanit të Toyotës – Corolla, për vitin 2019, në Kinë, prodhuesi japonez publikoi ​​detajet e para teknike të versionit evropian të këtij modeli.

Gjenerata e 12-të e bestseller-it të Toyotës në Evropë do të shiten në tri versione – Sedan, Hatchback me pesë dyer dhe karavan.

Për herë të parë në tregun evropian, Corolla Sedan do të jetë hibrid dhe do të vijë me motorë benzinë 1.8-litër në kombinim me motorin elektrik, ku fuqinë e kombinuar e ka prej 122 kuajfuqi, transmeton ksp.

Fabrika deklaron se ky model shpenzon karburant mesatarisht, sipas standardit të ri WLTP, 4.3-litra në 100 kilometra dhe emeton dyoksidit të karbonit 98 gramë në një kilometër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme