Të premten, Donaldi, Romeo dhe Elgidt Doda kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
Ky bashkëpunim titullohet “Picasso” dhe vjen pas projektit të parë të Donaldit, “Nuk je”.
Ky projekt sërish ka tërhequr vëmendje përmes tekstit.
Veçanërisht me pjesën e Donaldit, e cila duket mjaft qartë që është një dedikim për Bora Zemanin.
Por, nuk ka mjaftuar vetëm kjo, edhe vendi ku është xhiruar klipi tregon se kënga sërish është dedikim për Borën.
Takimi i parë mes Donaldit dhe Borës ka ndodhur në një kishë dhe pikërisht këtu është xhiruar edhe klipi.
Ka qenë vetë aktori që e ka zbuluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, në një darkë me banorët e tjerë.