Në Pejë është arrestuar një grua egjiptiane, pasi që kishte detyruar një djalosh të mitur të kërkonte lëmoshë.
Viktima është identifikuar gjatë një operacioni të Njësitit Hetimor për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.