Kylian Mbappé mbetet lojtari më me vlerë në botë, duke u vlerësuar me 185 milionë euro, sipas KPMG Football Benchmark.
Harry Kane së bashku me Raheem Sterling janë në pozitat dy dhe tre me një vlerë prej 125 milionë euro.
Sipas KPMG Football Benchmark, vlerat e lojtarëve kanë rënë më shumë se 10 për qind gjatë pandemisë.
Në dhjetë lojtarët më të mirë me vlerë, shtatë prej tyre luajnë për klube e Ligës Premier.
Tre që nuk luajnë në Angli janë Mbappe dhe Neymar në PSG dhe Jadon Sancho te Borussia Dortmund.
Gjë tjetër që bie në sy është se nga dhjetë më të mirët pesë janë me kombësi angleze.
Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka rënë top dhjetë (duke mbajtur pozitën e 11-të , me vlerë 110 milionë).