Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim të rregullt pune ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim ata diskutuan në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve.
Kryediplomati kosovar, Pacolli dhe ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetëvjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një forumi ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.