Dhjetëra miliona euro do shkojnë për shpronësim në Autostradën e Gjilanit

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 13:05 | Nga

Traseja e Autostradës Prishtinë – Gjilan ishte bërë mollë sherri mes zëvendëskryeministrit dhe ministri të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministrisë së Infrastrukturës, pasi që Pacolli kishte kundërshtuar trasenë e kësaj autostrade.

Sipas tij, është dashur të bëhet varianti tjetër i trasesë, meqë kjo trase privon qytetarët e Anamoravës. Por, Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një konference për medie ia bëri me dije Pacollit se traseja nuk do të ndryshoj dhe se nuk do të merren me fjalë të kafeneve.

Pra, si përfundim ndërtimi i Autostradës së Gjilanit do të ketë kyçje në Banullë, më pas do kaloj nëpër Sllovi, Zhegovc e që më pas do ketë dalje në Bresalc.

Tanimë është bërë edhe shpronësimi i tokave kah do t’i bie autostrada. Në total i gjithë shpronësimi i planifikuar do të kushtojë 39,332,973.90 euro, për një sipërfaqe prej 2,940,978.33 metra katrorë.

Sipas prezantimit të projektit kryesor nga Ministria e Infrastrukturës për pjesën e I, II dhe III do të shpronësohen 1 milion e 109 mijë e 747 e 33 metra katrorë.

Shpronësimi i këtyre tokave, sipas analizës së Ministrisë së Infrastrukturës do të kushtojë 10 milionë e 542 mijë e 913 euro 30 cent. Nga kjo më së shumti para janë ndarë për shpronësimin e tokave Zhegoc-Bresalc, ku për 431 mijë e 491 e 30 metër katror janë dhënë 4 milionë e 650 mijë e 141 euro e 45 cent.

Më pas në Banullë-Sllovi do të shpronësohen 275 mijë e 175 e 27 metra katror, me vlerë 3 milionë e 210 euro e 720 euro e 60 cent.

Kurse për shpronësimin e 227 mijë e 756 e 41 hektar tokë në Terbofc-Zhegoc janë planifikuar 890 mijë e 205 euro e 70 cent.

Sa i përket pjesë I, II dhe III do të shpronësohen edhe tokat Sllovi-Tërbofc. Sipas projektit kryesor të autostradës në këtë zonë do të shpronësuar 175 mijë e 324 e 35 metra katrorë. Për këtë shpronësim janë paraparë 890 mijë e 205 euro e 70 cent.

Ndërsa, pjesa tjetër e shpronësimeve të tokës, pra pjesa IV, V, VI dhe VII. Këtu bëhet fjalë për pjesën që nisë nga Bresalci e deri në Konqul ku do të shpronësohen 1 mijë e 831 e 231 metra katrorë tokë. Gjitha këto pritet të kushtojnë 28 milionë e 790 mijë e 60 euro.

Më së shumti sipërfaqe të tokës do të shpronësohet në pjesën Përlepnicë-Tjegullore. Në këtë pjesë do të shpronësohen 789 mijë e 99 metra katror, të cilat do të kushtojnë 5 milionë e 891 mijë euro.

Për tokat që duhet shpronësohen në Bresalc-Gjilan është paraparë të shpronësohen 425 mijë hektar tokë. Për këta 425 mijë katror hektar toke janë paraparë që të jepen 7 milionë e 565 mijë euro.

Autostrada do të kalojë edhe nëpër tokat Tjegullore-Konqul. Ku për këtë zonë do të shpronësohen 359 mijë e 207 metra katrorë për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Autostradës së Gjilanit”. E për këtë zonë janë planifikuar të jepen 5 milionë e 891 mijë e 60 euro.

Shpronësimet përfundojnë duke shpronësuar edhe disa prona në rrugën Gjilan-Përlepnicë. Këtu do të shpronësohen 257 mijë e 957 metra katror. Për këtë zonë do të jepen 9 milionë e 336 mijë e 100 euro.

Ndërtimi i kësaj autostrade sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës pritet që të nisë në muajin mars të këtij viti. /Ndërtimi.info

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme