Dhjetëra njerëz janë vrarë në sulme të ndara në enklavën Guta të Sirisë dhe në qytetin Afrin.
Sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, së paku 31 veta janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë në Guta – rajon që kontrollohet nga rebelët sirianë.
Sipas burimit të njëjtë, sulmet ajrore të forcave turke kanë vrarë së paku 20 njerëz në Afrin, qytetin që kontrollohet nga milicitë kurde.
Javë më parë, Turqia ka nisur ofensivë në Afrin për t’i dëbuar kurdët, të cilët i sheh si kërcënim për territorin e saj.
Edhe në Guta, edhe në Afrin, dhjetëra mijëra civilë janë të bllokuar.
Vëzhguesi tha se gati 20,000 civilë janë larguar nga Guta drejt një territori të kontrolluar nga qeveria qysh më 15 mars.
Mbi 30,000 njerëz kanë ikur nga Afrini në 24 orë, tha po ashtu grupi monitorues.