Dhjetëra të vrarë sot nga bombardimet në Gaza

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 13 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.

Tre ndërtesa banimi janë bombarduar në Rafah, me të paktën 29 të vrarë dhe shumë të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Ushtria izraelite ka thënë se dy ushtarë të tjerë janë vrarë në Gaza.

Të paktën 19,667 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit është gati 1,140.

Të ngjashme