Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, policia del me detaje shtesë për rastin

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka shkuar në tri numri i të arrestuarave lidhur me rastin e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Sipas raportit të policisë, rastet për të cilat janë arrestuar kanë të bëjnë me “sulm”, “moslajmërim i përgatitjes së veprës penale” dhe “fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Në njoftimin e policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të arrestuarave iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ky është njoftimi i plotë:

SULMI/MOS LAJMËRIMI I PËRGATITJES SË VEPRËS PENALE/FOTOGRAFIM DHE INCIZIMET TJERA TE PAAUTORIZUAR

Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme