Dhuna në familje, djali kanos nënën në Podujevë, vajza sulmon nënën në Fushë Kosovë

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, ku është sulmuar nëna.

Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, e tjetri në Fushë Kosovë.

Podujevë 30.08.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur nënën e tij. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 30.08.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme