Dhunohet 12 vjeçarja nga Ferizaj

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Policia e ka gjetur viktimën dhe është arrestuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “dhunim”.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme