Një e mitur në Podujevë ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person që gjendet në arrati.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 18 dhjetor.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Podujevë 18.12.2023 – 12:45. Me 20.12.2023 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.