Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person për shkak se dyshohet se ai në një motel në Gjilan ka dhunuar një femër, raporton Gazeta Express.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 08:00, ndërsa viktima tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.