Një rast i dhumimit të një vajzeje të mitur është raportuar të ketë ndodhur para katër ditësh në Viti.
Rasti është raportuar dje nga babai i viktimës, siç bën të ditur policia përmes raportit 24-orësh.
Ajo dyshohet të jetë dhunuar nga një i dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti 21.03.2022 – NN. Me 24.03.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.