Në vazhdën e vizitës zyrtare ne New York, ministrja Dhurata Hoxha zhvilloi një takim me Aleksander Zuev, menaxher i Programit Global te UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ministrja Hoxha gjatë këtij takimi e njoftoi Zuevin për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit. Po ashtu, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe për të kontribuar në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.
Ajo, gjithashtu, përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punuar me Shërbimin Korrektues për de-radikalizmin e të burgosurve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi Zuevin për projektet që Ministria ka filluar në këtë drejtim.
Zuev konfirmoi se UNDP-ja çmon lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova është një shembull i mirë për rajonin.