Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë një takimi të zhvilluar në komunën e Drenasit, është takuar me disa nga drejtoreshat e kësaj komune. Ajo ka theksuar se duhet të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje.
Postimi i plotë:
Takimi me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovcin dhe tri drejtoresha të drejtorive të Drenasit, ku nga 12 drejtori, 7 udhëhiqen nga gratë, ishte rast të ritheksoj se gratë në vendimmarrje janë vlerë e qeverisjes dhe përkushtimit edhe në nivelin lokal.
Fuqizimi i gruas në vendimmarrje, është fuqizim i gjysmës së anashkaluar në vendimmarrje. Suksese grave, përgëzime Drenas!