Tifozët e Kolnit dëshirojnë t’i bëjnë dhuratë mbrojtësit Mërgim Mavraj duke ia gjetur një të dashur.
Mavraj shumë shpejt pritet që të zgjasë kontratën me klubin e tij, FC Koln, që momentalisht është e vlefshme deri në 2017.
Në një intervistë të gjatë për gazetën më të madhe gjermane, “Bild”, ai ka folur edhe për aventurën e Evropianit, ku tregon një detaj shumë interesant.
“Agjërova para dhe pas ndeshjeve, ndërsa gjatë ditëve kur kishim lojë jo. Gjatë kohës së Evropianit jam dobësuar 2.5 kilogramë”
Tifozët e Koln kanë filluar një fushatë për t’i gjetur një gur Mavraj, por ky i fundit mesa duket kërkon nuse shqiptare, përcjell “Albeu.com”.
“Kohët e fundit i kam takuar tifozët në qytet dhe vërtet disa prej tyre janë të interesuar për këtë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Besoj se jam një djalë i madh dhe meritoj të gjej një grua të bukur. Ka shumë gra të ndershme e të mira dhe është e vështirë të gjesh të duhurën. Unë jam shqiptar i rritur në Gjermani. Mendoj si gjermanët, por kultura shqiptare më ndjek hap pas hapi”.