Di Francesco: Juve përsëri favorit për titull

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:29 | Nga

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, mendon se Juventusi do të jetë favorit për titullin e Serie A edhe në sezonin e ri, mirëpo skuadra e tij do të përpiqet t’i afrohet sa më shumë.

Tash e disa sezone, Giallorossët po përpiqen t’ia rrëmbejnë titullin Zonjës së Vjetër, mirëpo deri më tani kanë dështuar.

Dy skuadrat italiane zhvilluan një ndeshje miqësore të dielën mbrëma në kuadër të përgatitjeve parasezonale, të cilën e fituan Bianconerët pas ekzekutimit të penaltive (rezultati gjatë kohës së rregullt ishte 1-1).

“Juventusi do ta nisë sezonin si favorit, por ne duhet të përpiqemi që ta ngushtojmë distancën”, ka deklaruar Di Francesco pas ndeshjes.

Ndërkohë, më herët trajneri e ka lavdëruar kapiteni e ri, Daniele De Rossi, për të cilin ka thënë se është shembull në të gjitha aspektet, edhe kur luan edhe kur është jashtë fushe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme