Ndërrimi i formatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po konsiderohet të jetë i domosdoshëm. Niveli i dialogut mes kryeministrash, por as ai mes presidentësh nuk po shihet të jenë mënyra më e mirë e mundshme për të vazhduar tutje.
Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazrreku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se niveli i dialogut deri tash me përfaqësues të të dy qeverive nuk dha rezultate, prandaj duhet që ky proces duhet të zhvillohet në nivel të eksertëve.
Sipas tij, dialogu nuk ka nevojë më për ata që e kanë udhëhequr atë që nga viti 2011, ngase shumica e marrëveshjeve të arrituar nuk gjetën zbatimin e duhur.
“Mendoj që dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë, duhet të përgatite mirë në nivel të ekspertëve sidomos kur ka të bëjë për politika të caktuaka sektoriale. E nëse e shohim mirë këtë dialog me Serbinë, ne përvec disa fushave tepër të ngushta nuk mund të krenohemi me atë që është arrit deri tash, dhe kjo jo gjithmonë është problem i nivelit të përfaqësimit, por problem inivelit të grupit të njerëzve që e ka përgatit Kosovën apo atyre që kanë përfaqësu Kosovën në nivel të cakuar”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se përfaqësimi nga krerët shtetrorë duke përfshi edhe presidnetin nuk është i nevojshëm, kur flitet për tema sektoriale, por vetëm në raste kur temat mund të konsiderohen të mëdha.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shihet në raport të temave, cilat janë temat ku kërkohet përfaqësimi i shteteve më nivele të larta. Ka tema që kërkohet përfaqësimi krejtësisht sektorial e që nuk ka nevojë të jetë present as ministri i Punëve të Jashtme, as kryeminsitri e as shefi i shtetit”, vlerëson Mazrreku.
Megjithatë sot në Bruksel do të takohen dy presidentët, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për takimin mes dy presitentësh me nikoqire përfaqësuesen e lartë të BE-së Frederica Mogherinin, ka njoftuar zyra e Presidentit Thaçi.
“…së bashku me Mogherini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, ka njoftuar Presidenti Thaçit.
Ky takim shënon edhe fillimin e ri të dialogut në nivel presidentësh. Ky format i dialogut është kundërshtuar partitë politike në Kosovë me arsyetimin se një hap i tillë po bëhet për interesa personale, por edhe se nuk i besohet as Thaçit e as Vuçiqit.
Këtë fazë të dialogut e presin tema të reja, pala kosovare ka propozuar që të diskutohet për të pagjeturit, reperacionet e luftës, demarkacionin e kufirit mes të dyja shteteve, njohjen e ndërsjelle mes të dy shteteve dhe sukcesionit, në bazë të drejtës ndërkombëtare.
Në vitin 2011 ka filluar dialogu në nivel teknik, kurse në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Marrëveshja e prillin të vitit 2013 është konsideruar si nisje e normalizimit të marëdhënieve, aty parashihej edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.