Simiç: Unë të buzëqesha si xhentëlmen!
Mimoza: Edhe unë ty ta ktheva buzëqeshjen!
I qahet Slavko Simiqit për veteranët e UÇK-së, për Ramushin, për Bekim Haxhiun.
Për Slavkon i ha palla, i lutet, i vardiset, e merr me të mirë, e lëmon me fjalë, por për Uranin që e ka pasur shok i thotë Slavkos: nuk më ha palla për të.
Slavko nuk e flet asnjë fjalë të keqe as për shqiptarët as për serbët e tij, ai e qan fatin e tij dhe të serbëve.
Mimoza Kusari i thotë Slavkos se ti e ke vendin në Kosovë.
Për të mos e nervozuar, kur e përmend Albin Kurtin nuk e quan para tij kryeministër, por e quan me emër.
Kur flet kundër veteranëve bëhet xheloze, sikur ka drojë mos po ia merr PDK-ja Slavkon.
Slavko ia përmend se si e ka lënduar Mimoza kur ka thënë: shko pra protesto për veteranët, me PDK-në.
Mimoza qesh dhe llastohet. Demek ‘të kam ngacmuar Slavko…
Lista Serbe, njësoj si Vetëvendosja, kanë votuar kundër veteranëve të UÇK-së.
Siç jemi marrë vesh, i thotë Slavko – Mimozës.
Për Mimoza Kusarin të gjithë janë kriminelë, përveç kriminelët.
Ajo insiston me mish e me shpirt që t’i përvetësojë kriminelët serbë (të sanksionuar nga Amerika), kundër PDK-së dhe AAK-së.
Ajo i lutë radikalët e Listës Serbe që t’i lënë pa bukë veteranët e UÇK-së dhe ia arrin qëllimin.
Ajo nuk e ka asnjë fjalë të keqe për serbët.
Fati i shqiptarëve që luftuan për liri është kaq i dhimbshëm. Kaq tragjik.
Një grua që kërkon ‘vrasës’ serbë me pagesë që t’i mund dhe poshtërojë veteranët e varfër e të harruar.
P.S. Kjo është vuajtje e padurushme.