Dicko, “Teddy Rineri” i xhudos së femrave

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 13:59 | Nga

Ajo është vetëm 18-vjeçare, por Romane Dicko qysh tash po krahasohet me një prej sportistëve më dominues në botë.

Të dy janë xhudistë të peshës së rëndë. Të dy përfaqësojnë Francën. Të dy janë kurorëzuar me titull të Evropës para ditëlindjes së 19-të. Por, Dicko kërkon më tepër sesa vetëm të njihet si “Teddy Rineri femër”, shkruan Koha Ditore.

“Unë nuk jam yll”, thotë Dicko, që pranon se është e lajkatuar të krahasohet me kampionin e dhjetëfishtë të botës Teddy Riner, i cili është i pamposhtur që nga viti 2010. “Siç thotë babai im, unë jam Romane dhe e bëj vetë rrugën time”.

Dicko është inspiruar të futet në xhudo duke shikuar shpërthimin e bashkëkombëses së saj Audrey Tcheumeo në lojërat olimpike “Londra 2012”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme