Diego Costa pranon ofertën e rikthimit në La Liga, zyrtarizimi në javën e ardhshme

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Diego Costa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Rayo Vallecanos, sipas raportimeve në Spanjë.

Ai është në dispozicion si futbollist i lirë pas largimit të tij nga Atletico Mineiro në fillim të vitit 2022.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim në futbollin spanjoll, ose me lëvizje drejtur Turqisë apo Arabisë Saudite.

Megjithatë, sipas “SPORT”, Costa ka arritur marrëveshje me Rayo Vallecanon për një kontratë 1-vjeçare, ku do të përfitojë 1 milionë euro.

Tutje, sipas mediumit spanjoll, zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet javën e ardhshme dhe para fillimit të sezonit 2022/23 në La Liga.

Kujtojmë se 33-vjeçari më herët ka luajtur te Rayo Vallecano, por në formë huazimi nga Atletico Madridi në vitin 2012.

Në fakt, Costa ishte huazuar për pjesën e dytë të sezonit (nga janari) dhe kishte fituar zemrat e tifozëve. Ai e kishte ndihmuar Rayo Vallecanon për të mbijetuar në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje. 

Të ngjashme