Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar më shumë se 91 për qind të votave në Komunën e Prishtinës.
Prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i pasuar nga ai i LDK-së, Arban Abrashi.
Ahmeti, pas numërimit të 91.1 për qind të votave, numëron 34.407 vota të fituara apo kthyer në përqindje 43.49 për qind.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arban Abrashi ka fituar 35.87 për qind të votave deri më tani.